Ministri turk për Çështje të Bashkimit Evropian (BE), Omer Çelik, deklaroi sot se një delegacion i BE-së pritet të vizitoj Turqinë këtë muaj për të diskutuar liberalizimin e vizave për shtetasit e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).
Në një fjalim të tij në Komisionin parlamentar për Punë të Jashtme, Çelik tha se tashmë propozimi për heqjen e vizave është diskutuar me zëvendës presidentin e Parë të Komisionit Evropian (KE) Frans Timmermans.
“Ata pritet të dërgojnë këtë muaj në Turqi një komision teknik për liberalizimin e vizave, i cili do të na i tregojë pikpamjet e veta”, tha Çelik.
Rikujtojmë se pas një pauze të gjatë, më 27 mars në Varna të Bullgarisë u mbajt një samit BE-Turqi, pasi një muaj më herët, Ankaraja zyrtare i dorëzoi KE-së dokumentet e kërkuara.
Në vitin 20016 Turqia dhe BE-ja nënshkruan një marrëveshje e cila synonte të ndalojë migrimin e paligjshëm përmes Detit Egje si dhe masaa më të ashpra për trafikantët.
Sipas marrëveshjes për refugjatët të nënshkruar mes BE-së dhe Turqisë në vitin 2016, vendet anëtare duhej të pranonin 72 mijë refugjatë nga Turqia, por sipas të dhënave të publikuara në raport numri i refugjatëve të cilët janë zhvendosur nga Turqia në BE është vetëm 11.354.
Marrëveshja ndër të tjera përfshinte edhe përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE dhe heqjen e vizave për shtetasit turq të cilët dëshirojnë të udhëtojnë në vendet e zonës Schengen.
Ukraina merr një miliard dollarë nga Britania dhe Japonia si...
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë vjen n...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...