Tarifat e reja të vendosura nga Amerika ndaj importi të çelikut dhe aluminit që u prezantuan nga presidenti Donald Trump do të përballen me kundërmasa, zotohen zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe Kanadasë.
Ministri kanadez i Tregtisë Francois-Phillippe Champagne ka premtuar të mbrojë punëtorët e vendit të tij, duke i quajtur tarifat “të papranueshme”, transmeton portali arbresh.info
Sipas Ministres së Jashtme të Kanadasë Chrystia Freeland, kufizimet tregtare do të dëmtojnë punëtorët dhe prodhuesit në të dy anët e kufirit. Është e papërshtatshme që Shtetet e Bashkuara të shohin ndonjë tregti me Kanadanë si një kërcënim për sigurinë kombëtare, tha ajo.
Ekonomia kanadeze mbështetet në tregtinë me SHBA-në, me më shumë se 75 për qind të eksporteve që shkojnë në jug të kufirit. Muajin e kaluar, Kanada paraqiti një ankesë 32 faqesh në OBT, duke akuzuar Uashingtonin për keqpërdorimin e tarifave. Përveç një tarife për lëndën e drurit të kanadezëve, ankesa e Otavës liston 200 raste të shkeljeve të supozuara të tregtisë amerikane që prekin anëtarët e tjerë të OBT-së.
Të enjten, Trump tha se SHBA do të vendosë tarifa prej 25 për qind për çelikun dhe 10 për qind për aluminin. Ai shtoi se tarifat e reja mund të vinin që në javën e ardhshme dhe nuk do të synonin vende specifike ose do të vendosnin kuota.
Menjëherë pas njoftimit të Trump, Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker tha se BE do t’ia kthente me reciprocitet Uashingtonit./Arbresh.info/
“Jam komplet e zhgënjyer nga sjellja jote”, a e pranoj kërki...
ZYRTARE: Mascherano do të jetë trajner i Messit tek Inter Mi...
Nisin punimet për ndërtimin e stadiumit të parë të atletikës...
Jude: Është një goditje e madhe kur një lojtar si Vini lëndo...
Zelensky: Dy civilë u vranë në Sumy nga një sulm rus
Muja: Opozita bën propagandë ndaj Qeverisë Kurti për kontrat...