Britania dhe Bashkimi Evropian thonë se kanë siguruar kthesë madhore në negociata për ndarjen e tyre, duke e krijuar bazën për një etapë të re në bisedimet për largimin e Britanisë nga BE-ja, në procesin që njihet si Brexit.
Komisioni Evropian ka njoftuar sot se në bisedimet ndërmjet dy palëve “është bërë progres i rëndësishëm”.
Presidenti i Komisionit Eropian, Jean-Claude Juncker, u tha gazetarëve në Bruksel, pas takimit të tij me kryeministren e Britanisë, Theresa May, sot herët në mëngjes, se beson se “tash ne kemi bërë një kthesë që ishte e nevojshme” dhe se do t’i njoftojë liderët e Bashkimit Evropian se “është arritur progres i rëndësishëm” në bisedat për Brexit.
Kryeministrja May u tha gazetarëve se ajo pret që marrëveshja formale të miratohet më 14 Dhjetor në samitin e liderëve të Bashkimit Evropian në Bruksel./REL/
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?
A është tradhtia një sëmundje apo një zgjedhje?