Pas dorëheqjes dhe arratisë, këshilltari i presidentit rus Vladimir Putin, Anatoly Chubais është fotografuar në Turqi. Media ruse “kommersant” raporton se ditën e djeshme ai është parë në Stamboll.
“Po është e vërtetë. Anatoli Borisovich po largohet nga ky post”, tha një burim i TASS. Shkak i këtij vendimi, sipas agjencisë së lajmeve Reuters është bërë lufta në Ukrainë. Chubais, që prej 2020-s ishte si i dërguar special i Vladimir Putinit në një sërë organizatash ndërkombëtare ekonomike e financiare, thuhet se e ka kundërshtuar këtë luftë.
Ai bëhet zyrtari i parë dhe më i larti në Kremlin që ‘dezerton’ Vladimir Putinin. Reuters thotë se ka kontaktuar me të përmes telefonit, por ai nuk i ka sqaruar se përse ishte dorëhequr dhe as vendndodhjen. Ndërkohë, Presidenti i SHBA Joe Biden viziton Europën këtë të mërkurë për një samit urgjent të NATO-s për Ukrainën, që mbahet në Bruksel ditën e enjte.
Përplasje e ashpër mes vajzave, Xheneta dhe Gresa nuk lënë g...
Prishtina nuk e miraton ende buxhetin, Rama e quan bllokadë ...
Putin organizon takimin e BRICS-it si kundërpeshë ndaj ndiki...
Haradinaj: Kosova të procedojë me Asociacionin në këmbim të ...
Analistët: O`Brien kërkoi ujdi për veprimet e Kosovës
Gara presidenciale në SHBA/ ”Wall Street Journal”: Demokratë...