Google ADS

Devlet Bahçeli: Lufta me Greqinë, çështje kohe

10:50 | 7 Shtator 2020
arbresh.info

Kreu i Lëvizjes Kombëtare Turke, Devlet Bahçeli, deklaroi se lufta me Greqinë është “vetëm çështje kohe”.

“Është e pakonceptueshme t’ua kthejmë shpinën interesave tona historike në Mesdhe dhe Egje”, tha Bahçeli në një deklaratë të raportuar nga faqet arabe të lajmeve.

“Duket se oreksi dhe dëshira e Greqisë për t’u hedhur në det është shtuar përsëri”, vazhdoi politikani ultrakonservator i cili tha se “qëllimi i Greqisë është të vijë përsëri dhe t’i pushtojë tokat tona nga ku ne i dëbuam 98 vjet më parë. Praktikisht, po përballemi me një plan të ri pushtimi”, ishte komenti i tij.

Bahceli, i cili është një aleat i partisë turke në pushtet, vazhdoi: “Nga tani e tutje, qëndrimi dhe sjellja e Greqisë do të jetë ajo që do të përcaktojë tensionet në rritje, nëse do të shkaktojnë gjakderdhje apo konfrontim”. Përpara pak ditësh shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se palët kishin rënë dakord të uleshin në tryezën e bisedimeve, por kjo u mohua nga Athina.

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu deklaroi se grekët në fillim kishin qenë dakord për bisedime, pastaj ishin tërhequr. “Ajo që po gënjen është Greqia dhe jo sekretari i përgjithshëm. Athina e tregoi edhe një herë se nuk e do dialogun”, u shpreh Cavusoglu.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme