Google ADS

Deutsche Bank do të hetojë burrin e Ivanka Trump

00:36 | 20 Janar 2018
Trina Galanxhi

Sipas një artikulli në “Manager Magazin” Deutsche Bank mund të ketë dëshmi për transferimin e dyshimtë të parave nga dhëndri i Presidentit Donald Trump dhe këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Jared Kushner.

Informacioni, i konsideruar i dyshimtë nga banka, i është dorëzuar Autoritetit Federal të Mbikëqyrjes Financiare për Gjermanisë, transmeton portali arbresh.info

Sipas revistës informacionet do t’i dorëzohen këshilltarit të posaçëm amerikan, Robert Mueller, i cili kryeson hetimin për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të 2016-ës.

Gazetari Michael Wolf në librin e tij “Fire and Fury” ka cituar Steve Bannon i cili ka thënë se “aty bëhet edhe pastrim parash”.

Të mërkurën, CNN raportoi se Bannon kishte arritur një marrëveshje me ekipin e Mueller dhe do të intervistohej nga prokurorët në vend që të dëshmonte para jurisë së madhe.

Sipas Buzzfeed, Muller dhe ekipi i tij do të hetojnë transaksione financiare mes qeverisë ruse dhe individëve në Shtetet e Bashkuara. Transaksionet e deritanishme zbuluan se 10 ditë pas zgjedhjes së Trump, ish-ambasadori rus në Sergej Kislyak kishte marrë 120,000 dollarë në një transaksion të shënuar listën e pagave.

Deutsche Bank ka refuzuar të jap ndonjë koment në lidhje me raportin./arbresh.info/

Të ngjashme