Google ADS

Deutsche Bank: Ekonomia e Kinës si një adoleshente

02:35 | 20 Prill 2015
Arbresh.info

Të dhënat ekonomike të Kinës ishin mjaft negative javën e kaluar, sipas të cilave produkti i brendshëm bruto (GDP) për këtë vit është rritur për shtatë për qind. Në baza tremujore, rritja ishte më e dobët, për  1,3 për qind, kundrejt pritjeve se rritja do të ishte 1,4 për qind, shkruan “Business Insider”.

Këto të dhëna tregojnë se ekonomia e dytë botërore po bie.

Ja se si Deutsche Bank e vlerëson këtë gjë:

“Si një adoleshente. Ekonomia kineze ka akne, por si duket nuk janë ato të rritjes. Të dhënat e kësaj jave tregojnë se rritja e prodhimit është ngadalësua për shtatë për qind, ndërsa prodhimi industrial është rritur, por në shkallën më të ulët që prej vitit 2008. Por mos lejoni që pamja të ju mashtroj. Gjatë 35 viteve të fundit, kontributi i i sektorit të shërbimeve të Kinës në lidhje me prodhimin është dyfishuar në 64 për qind. Me bujqësi, e cila ofron 10 për qind të qëndrueshme, nëse shërbimet zgjerohen, industria do të duhej të rrijë mënjanë. Kjo është ajo që vendet në zhvillim duan. Duke supozuar se këto tendenca  mund të vazhdojnë, aksionet aktuale të tregut dhe të pasurive të patundshme mund dalin si një puçërr në një ekonomi që është duke u maturuar”, tha një deklaratë e realizuar nga” Business Insider “./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme