Google ADS

Deti nxjerr 26 trupa të vdekur të femrave të përdhunuara

15:48 | 6 Nëntor 2017
L G

Prokurorët italianë po hetojnë vdekjen tragjike te 26 femrave nigeriane, shumica e të cilave ishin adoleshente.

Trupat e tyre u gjetën në det, dhe ka dyshime se ato mund të jenë abuzuar seksualisht dhe vrarë ndërsa përpiqeshin të kalonin Mesdheun.

Pesë emigrantë po merren në pyetje në portin jugor të Salernos. Një anije luftarake spanjolle, që mbante 375 emigrantë ka pikasur fillimisht ne det femrat e vdekura.

 Viktimat kishin qenë në një anije mjaft të vogël me 64 persona të tjerë.

Mediat italiane raportojnë se trupat e tyre po mbahen në një frigorifer për tu ekzaminuar nga mjekët. Shumica e tyre ishin nga 14 deri në 18 vjeç.

Shumica e 375 të mbijetuarve që zbarkuan në Salerno ishin afrikanë nga Nigeria, Senegali, Gana, Gambia dhe Sudani, raporton e përditshmja “La Repubblica”.

 Theksojmë se bandat e kontrabandës qenieve njerëzore i kërkojnë rreth 6000 dollarë çdo emigranti, për ta dërguar në Itali.

Shumë emigrantë kanë raportuar dhunë, torturë dhe abuzimin seksual nga anëtarët e këtyre bandave.

150,982 emigrantë nga Afrika Veriore, mbërritën në Evropën Jugore gjatë vitit 2017 raporton Organizata Ndërkombëtare e Emigrantëve.

 Gati 75% e tyre mbërritën në brigjet italiane. Shumë të tjerë kanë zbarkuar në brigjet greke, në Qipro apo Spanjë.

Vitin e kaluar, numri i emigrantëve që kishin mbërritur në ishujt grek ishte më i lartë se i atyre që kishin zbaruar në Itali.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme