Kosova sot arriti ta bëjë të mundur ushtrinë, duke votuar për formimin e ushtrisë së Kosovës.
Por, ashtu si për çlirim dhe pavarësim, Republika jonë kurrë nuk do të mund ta kishte bërë këtë po të mos ishte mbështetja e aleatit tonë më të madh dhe me të fuqishëm; SHBA’në, shkruan gazetametro.
E njeriu i cili dha fjalën e fundit për këtë, ishte James Mattis, i cili shërben si Sekretar i Mbrojtjes së Shteteve të Bashkuara.
Po cila është jeta e James Mattis?
Përderisa ai njihet për karrierën e tij ushtarake dhe për reputacionin e madh për shkak të formimit të tij të madh intelektual duke arritur edhe gradën e gjeneralit, ekziston edhe një detaj i dhimbshëm i jetës së tij.
James Mattis nuk u martua kurrë dhe nuk ka fëmijë. Gjatë rinisë së tij ai i kishte propozuar një gruaje me emrin Alice Gillis, e cila e kishte refuzuar vetëm disa ditë para martesës me të.
Fakti që pas kësaj ai ka vazhduar të mbetet beqar, sikur lë të nënkuptojë se ai nuk kishte mundur ta marrë veten pas kësaj.
Mattis njihet edhe me pseudonimin ‘’murgu i luftës’’, shkaku i përkushtimit të gjatë në studimin e luftës, por edhe për shkak të beqarisë.
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...