Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba tha se fshati Stanytsia në Luhansk u granatua me armë të rënda dhe u bëri thirrje vendeve të tjera që të dënojnë sulmin.
Gjatë orëve të para të ditës së sotme forcat separatiste ruse kanë sulmuar një kopsht të fëmijëve në Luhanski.
“Fshati ukrainas Stanytsia i Luhanskit u granatua me armë të rënda nga territori i pushtuar i Donbasit. Infrastruktura civile është dëmtuar. Ne u bëjmë thirrje të gjithë partnerëve që të dënojnë me shpejtësi këtë shkelje të rëndë të marrëveshjeve të Minskut nga Rusia në një situatë tashmë të tensionuar të sigurisë”, shkroi ai në Twitter.
Kreu i fshatit Albert Zinchenko tha për BBC News Ukraine se tre persona u plagosën.
“Një roje sigurie, një punonjëse lavanderie dhe një ndihmës mësuese e çerdhes. Ata janë në spital pasi janë goditur nga predhat”, tha ai.
Ukrainian Stanytsia Luhanska village was shelled with heavy weapons from the occupied territory of the Donbas. Civilian infrastructure damaged. We call on all partners to swiftly condemn this severe violation of Minsk agreements by Russia amid an already tense security situation.
— Dmytro Kuleba (@DmytroKuleba) February 17, 2022
Ai gjithashtu shtoi se disa fëmijë ndodheshin në ndërtesë në momentin e granatimeve, por asnjëri nuk ka pësuar lëndime.
Have spoken with aid worker, who has confirmed number of injured now 3: one teacher, a laundry assistant and security guard. Children were in another room. https://t.co/LqLFDoiNEH
— Oliver Carroll (@olliecarroll) February 17, 2022
Rumania dhe Bullgaria bëhen anëtarë të plotë të zonës Shenge...
Një vit nga liberalizimi i vizave për kosovarët
24 persona të lënduar nga mjetet piroteknike
106 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë, policia shqiptoi mb...
Horoskopi 1 janar 2025, zbuloni parashikimet e yjeve
Rama ndan një video të kirjuar nga AI, duke ecur krahë Ismai...