Ura e këmbësorëve që të çonte në Universitetin Ndërkombëtar të Floridës, u shemb sot mbi një autostradë në Majami, duke lënë të vdekur disa persona.
Sipas televizionit NBC, policia ka raportuar për disa persona të vdekur, të cilët janë zënë nga ura në momentin e rrëzimit derisa po kalonin me vetura në autostradë.
Sipas dëshmitarëve të cituar nga mediat amerikane, disa makina janë dëmtuar rëndë në momentin e shembjes të urës.
Një vinç i madh, autoambulanca, policia dhe zjarrfikësit kanë dal në vendngjarje për evakuimin e të plagosurve.
Autoritete lokale nuk kanë dhënë numrin e saktë të të vdekurve as të plagosurve në këtë tragjedi, që llogaritet më e madhja e këtij lloji në 40 vite.
Ura ishte përuruar të shtunën dhe nuk ishte hapur ende për publikun./Indeksonline
Shkrumbohet një banesë në Lushnje
Agjenti konfirmon rikthimin e Mario Balotellit në Serie A
Britania dhe Kina japin shenja pajtimi gjatë vizitës së krye...
Femra vendosni: Këto janë karakteristikat kryesore të mashku...
Ushqimet për një fytyrë pa rrudha
Kurti në Paris, fton kompanitë franceze që të investojnë në ...