Pas vizitës në Ukrainë, janë zbuluar më shumë detaje rreth udhëtimit të Angelina Jolie.
Mësohet se aktorja u takua dhe me fëmijë që u plagosën në sulmin në stacionin hekurudhor Kramatorsk.
Të paktën 52 persona u vranë dhe dhjetëra u plagosën pasi raketat goditën stacionin ndërsa civilët po prisnin të hipnin në trenat e evakuimit.
Guvernatori rajonal i Lviv Maxim Kozytski konfirmoi vizitën e Jolie në Telegram, duke shtuar se “ajo ishte shumë e prekur nga historitë e fëmijëve”.
Jolie takoi gjithashtu njerëz në stacionin e trenit të qytetit, duke përfshirë vullnetarë që po ndihmonin të evakuuarit.
Lviv, në perëndim të Ukrainës, është bërë një qendër për qindra mijëra njerëz që ikin nga pjesë të tjera të vendit.
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...
Sondazhi: Musk dhe Trump vlerësohen afërsisht njësoj nga ame...
Ndikimi i vitaminës D në organizëm dhe problemet që sjell mu...
Liverpooli eliminon me shumë mund Southamptonin nga EFL Cup
Derisa Rodri po e lufton FIFA-n, Jules Kounde po vendos reko...
Ata mendojnë se nuk janë mjaftueshëm të mirë, njerëzit e pas...