Detaje të reja – Kryeministri i Sllovakisë është plagosur në bark dhe krah

16:51 | 15 Maj 2024
E.H

Kryeministri i Sllovakisë, Roberto Fico është në një gjendje të rrezikshme për jetën pasi u qëllua disa herë në një atentat të dyshuar.

Robert Fico është transportuar me helikopter në spital në atë që është përshkruar si disa orë vendimtare, shkruan Sky News transmeton Arbresh.info.

Të shtënat ndodhën jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova, rreth 93 milje në verilindje të kryeqytetit Bratislava.

Sipas mediave sllovake, Fico është plagosur në bark dhe në krah dhe po planifikohet të hyjë në operacion.

Lexo edhe:

“Sulm i turpshëm”/ Osmani i uron shërim të shpejtë kryeministrit të Sllovakisë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme