Policia zvicerane ka njoftuar se 20 personat në bordin e aeroplanit kanë humbur jetën pas përplasjes në male në juglindje të Zvicrës.
Zyrtarët thanë se 11 burra dhe nëntë gra, shumica prej tyre nga Zvicra janë vrarë.
Në mesin e pasagjerëve ishte edhe një çift austriak.
Sipas autoriteteve, hetimet ende janë duke u zhvilluar. Thuhet se në bord kishte shpërthyer një zjarr që mund të ketë shkaktuar edhe përplasjen.
Aeroplani i vjetër që u përplas të dielën, i ndërtuar më 1939, kishte kryer mbi 10.000 orë fluturime dhe rregullisht është kontrolluar për shkak të vitit të prodhimit.
Inspektimi i fundit kishte ndodhur në fund të korrikut derisa nuk ka histori të problemeve teknike të mjetit fluturues.
Aeroplani drejtohej bazuar në shikim dhe harta ndryshe prej instrumenteve moderne, por që të tre anëtarët e bordit kishin më shumë se 30 vjet përvojë./Arbresh.info/
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person
Gramosi nga Prishtina, personazhi i dytë nga “xhuxhat” që u ...
Kore e Jugut/ Avioni përplaset me murin në aeroport, mbi 120...