Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin, biseduan për rreth më shumë se dy orë, në kohën e rritjes së tensioneve pas grumbullimit të trupave ruse në kufi me Ukrainën, të ardhmes së NATO-s në rajon dhe kërkesave të sigurisë që ka kërkuar Rusia.
Takimi virtual i 7 dhjetorit, për të cilin agjencitë ruse të lajmeve thanë se përfundoi pak pas mesditës me orën e Uashingtonit, ishte biseda e tretë e drejtpërdrejtë që të dy liderët kanë zhvilluar që kur Biden u bë president në janar.
Ky diskutim rezulton të jetë më i rëndësishmi deri më sot, me Uashingtonin që synon të pengojë Rusinë nga pushtimi i mundshëm i Ukrainës dhe në anën tjetër Kremlini kërkon garanci se ish-Republika Sovjetike nuk do të bëhet kurrë anëtare e NATO-s.
As Shtëpia e Bardhë e as Kremlini nuk kanë dhënë ende detaje rreth takimit virtual mes dy presidentëve, Biden-Putin.
Sipas Shtëpisë së Bardhë, Biden pas takimit kishte planifikuar të telefononte liderët e Britanisë, Francës, Gjermanisë dhe Italisë. Pamjet e publikuara nga Kremlini më herët në fillim të takimit, tregonin dy liderët duke buzëqeshur derisa përshëndetën njëri-tjetrin përmes video-konferencës.
Takimi në mes të Bidenit dhe Putinit kishte filluar rreth orës 15 sipas kohës lokale.
Takimi i 7 dhjetorit ishte takimi i tretë mes dy liderëve, që prej se Bideni mori postin e presidentit në muajin janar. Ky takim mund të jetë takimi më i rëndësishëm deri tani, teksa Uashingtoni synon që të pengojë Rusinë nga një pushtim i mundshëm i Ukrainës dhe Kremlini që po kërkon garanci nga ish-republikat sovjetike që të mos bëhen kurrë anëtare të Aleancës Veri-Atlantike (NATO), shkruan Rel.
Një video e publikuar nga Kremlini tregoi dy liderët duke buzëqeshur dhe përshëndetur njëri-tjerin teksa nisën takimin e tyre përmes video-lidhjes. Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar nisjen e takimit, por nuk ka dhënë detaje të tjera.
Para mbajtjes së takimit, një zyrtar i administratës amerikane tha për gazetarët më 6 dhjetor se Bideni do t’ia bëjë të qartë Putinit se administrata e tij do të “caktojë kosto shumë reale” mbi ekonominë ruse, nëse Kremlini vendos ta pushtojë Ukrainën. Biden po ashtu do ta bëjë shumë të qartë se “se ka një rrugë efektive përpara sa i përket diplomacisë”.
Administrata e Bidenit po ashtu tha se mbështetë “diskutimet ndërmjet NATO-s dhe Rusisë për të adresuar një sërë çështjesh që janë të rëndësishme për të dyja palët”, por nuk do ta heqë mundësinë që në të ardhmen Ukraina të bëhet pjesë e aleancës “dhe nuk do të operojë sipas vijave të kuqe të kujtdo”.
Putini vazhdimisht e ka përshkruar zgjerimin e NATO-s apo vendosjen e kapaciteteve mbrojtëse në Ukrainë si “vijë të kuqe”.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov u tha gazetarëve më 6 dhjetor se “patjetër, agjenda do të jetë për raportet dypalëshe, të cilat janë në gjendje mjaft të dhimbshme”.
Para bisedës me Putinin, Bideni ka biseduar me liderët e Britanisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë. Përmes një deklarate, Shtëpia e Bardhë tha se liderët kanë ripërsëritur mbështetjen e tyre për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe i kanë bërë thirrje Rusisë që të shtensionojë situatën në rajon.
Zyrtarët ukrainas thonë se mbi 90,000 trupa ruse janë vendosur pranë kufirit me Ukrainën – përfshirë edhe në Gadishullin e Krimesë, që Rusia e ka aneksuar më 2014.
Sipas vlerësimeve të inteligjencës amerikane, grumbullimi i trupave pranë kufirit mund të arrijë deri në 175,000 trupa ruse. Kjo është një prej lëvizjeve më të mëdha të forcave ruse ndaj Ukrainës në këto vitet e fundit.
Që prej vitit 2014, Ukraina zhvillon një luftë në lindje të vendit kundër separatistëve të mbështetur nga Rusia. Moska ka mohuar se furnizon apo financon luftëtarët separatist në lindje të Ukrainës, pavarësisht se ka prova të shumta që e thonë të kundërtën.
Mbi 13,200 persona kanë vdekur që prej se ka nisur konflikti dhe mbi 1 milion të tjerë janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...