Një samit midis Presidentit të SHBA Biden dhe Presidentit rus Vladimir Putin nuk ka gjasa të ndodh, ka dekalruar një zyrtar i lartë i administrates.
Dështimi i takimit vjen pas indikacioneve në terren se Rusia ka të ngjarë të ndërmarrë veprime ushtarake në Ukrainën fqinje, shkruan CNN, transmeton portal arbresh.info
Zyrtari amerikan tha se ndërsa administrata Biden ishte e hapur për angazhime të mëtejshme midis dy liderëve, “nëse do të mendonim se kishte kuptim dhe mund të kishte një ndikim të dobishëm në krizë”, raportet e inteligjencës që tregojnë veprime të mëtejshme ushtarake ruse do të përjashtonin çdo takim me liderëve.
“Ndjenja jonë e fortë, bazuar në gjithçka që po shohim në terren në zonat përreth Ukrainës në veri, në lindje, në jug, është se Rusia po vazhdon të përgatitet për veprime ushtarake që mund të ndodhin në orët apo ditët e ardhshme”, shtoi ai./arbresh.info/
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...