Dështon përpjekja për evakuimin e civilëve nga Severodonetsk

11:50 | 15 Qershor 2022
Fjolla Bajraktari

Separatistët e mbështetur nga Rusia kanë deklaruar se evakuimi i civilëve nga Severodonetsk është ndërprerë nga Ukraina, siç raportohet nga agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA. Kjo nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga Sky News, dhe Kievi ende nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje më këto akuza.

Deri më 1200 civilë janë të bllokuar në fabrikën kimike Azot, sipas separatistëve ndërsa sipas forcave ukrainase 500 civilë janë të bllokuar në fabrikën kimike.

“Rreth 1,000 deri në 1,200 civilë të Sievierodonetsk janë të bllokuar në fabrikën kimike,” tha Rodion Miroshnik në një postim në Telegram.

Miroshnik tha se këta civilë janë në një pjesë të uzinës që ende kontrollohet nga forcat ukrainase. Ai tha se 800 luftëtarë të tjerë ukrainas janë të bllokuar gjithashtu.

Më herët, Rusia kërkoi që forcat ukrainase të strehuara në fabrikën kimike të linin armët dhe të dorëzoheshin.

Por është e paqartë saktësisht se çfarë ka ndodhur./abcnews.al

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme