Google ADS

Dështojnë tentativat për armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit, grupi negociator urdhërohet të largohet nga Doha

21:46 | 2 Dhjetor 2023
KRG

Bisedimet për një armëpushim të mundshëm të radhës mes Izraelit dhe Hamasit kanë rezultuar në një rrugë pa krye. Ekipi i Mossad-it është urdhëruar që të largohet nga Katari.

“Për shkak të bllokimit të negociatave dhe pas udhëzimeve të kryeministrit Benjamin Netanyahu, kreu i Mossad-it, David Barnea, urdhëroi ekipin negociator në Doha të kthehej në shtëpi”, thuhet në një deklaratë nga zyra e Netanyahut të lëshuar në emër të agjencisë së inteligjencës.

“Grupi terrorist Hamas nuk i përmbushi detyrimet e tij sipas marrëveshjes që përfshinte lirimin e të gjitha grave dhe fëmijëve që ishin në listën e ofruar për Hamasin që e kishte autorizuar atë”, thuhet me tej në deklaratë.

Ndërkohë, më herët ministri izraelit u Mbrojtjes bëri të ditur se janë duke operuar në pjesë të Gazës ku nuk kanë qenë më përpara.

Gjatë një vizite në kufirin me Hamasin, Yoav Gallant deklaroi se synimi i Izraelit është që të “përfundojë eliminimin e Hamasit.”/A2CNN

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme