Liberalët prishën dhe mohuan mundësinë e një koalicioni për të mbështetur qeverinë e ardhshme Merkel. U raportua nga udhëheqësi i tyre, Christian Lindner, i cili komentoi “më mirë të mos qeverisësh fare se të qeverisësh keq”.
Te gjitha shanset u shemben dje pas diskutimeve te gjata, mes paleve ne tryeze. Ne oret e vova palët në tryezë nuk dolën me ndonje marreveshje, duke bere keshtu qe te deshtojne negociata per qeverine gjermane.
Alternativat që mbeten nuk jane te shumta. Sot lideri i Social Demokratëve Martin Shultz ka përjashtuar kategorikisht përsëritjen per nje Koalicion të Madh.
Sipas tij, votuesit e kanë dërguar në shtëpi Koalicioni e Madh, dhe për këtë arsye ose do te kete një minoritet ekzekutiv pa liberalët, ose zgjedhje të reja. “Ne besojmë se ju mund të gjeni fijen për të marrë një zgjidhje.
Më vjen keq, me gjithë respektin e duhur për FDP, i cili nuk ka qenë në gjendje për të gjetur një perspektivë”, tha Angela Merkel.
Kancelari e quajti atë dje një “ditë pothuajse historike”. Merkel ka thënë se “edhe në kohë të vështira” si këto, CDU është “përgjegjës” i gjendjes, dhe njoftoi se sot do të shkoje te Presidenti i Republikës “, për ta informuar atë për situaten”.
Kjo ishte mjë fundjavë shumë e rëndësishme për mundësinë e koalicionit të parë mes unionit konservator, liberalëve të FDP-së dhe të Gjelbërve në Gjermani. Koalicion tresh apo zgjedhje të reja? Por duket se asgje e tille nuk ndodhi, deri mbreme vone.
Të shtunën përfaqësues të katër partive kryesore që zhvillojnë bisedime paraprake për koalicionin e mundshëm të njohur si Xhamajka u shprehen të rezervuar.
Nderkohe, qe vete Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier i bëri thirrje partive që negociojnë të marrin seriozisht përgjegjësinë e tyre për të mënjanuar zgjedhje të reja. “Nuk ka asnjë shkas për debate paniku për zgjedhje të reja”, tha Steinemier për gazetën “Welt am Sonntag.”
SHSKUK-ja jep detaje për 30 vjeçarin e infektuar me Lijën e ...
Hoti: Sikur të nisej me kohë ndërtimi i termocentralit me ga...
Studimi në SHBA: Shumica e qytetarëve të lodhur nga lajmet p...
Ngritet aktakuzë ndaj tre personave në Prizren për shitblerj...
Qeveria miraton vendimin për ndarjen e shtesave prej 100 eur...
Kurti kërkon angazhim maksimal për zgjidhjen e problemeve të...