Pasi përpjekjet e republikanëve për të kaluar ligjin e ri për kujdesin shëndetësor në Senat dështuan, presidenti amerikan, Donald Trump fajësoi demokratët dhe pak pjesëtarë të partisë së tij, por premtoi se do të rikthehej me një plan të madh për shëndetin.
“Ne u lamë në baltë nga demokratët dhe pak republikanë. Pjesa më e madhe e republikanëve ishin besnikë të mrekullueshëm dhe punuan shumë. Ne do të rikthehemi”, shkruante Trump në Twitter mëngjesin e të martës.
“Siç kam thënë gjithnjë fillimisht të rrëzojmë Obamacare dhe më pas të mblidhemi e të hartojmë një plan të madh për kujdesin shëndetësor. Qëndroni në pritje…”shtoi ai.
Të hënën, edhe dy senatorë të tjerë republikanë u shprehën kundër alternativës së partisë së tyre ndaj asaj që njihet si Obamacare duke e bërë të pamundur miratimin e projektligjit në formën aktuale.
Mike Lee dhe Jerry Moran thanë se legjislacioni i ri nuk shkon aq larg sa duhet në zëvendësimin e sistemit ekzistues shëndetësor. Republikanët kanë qenë të përçarë sa i përket çeshtjes, me shqetesime te moderuara lidhur me efektet që do të ketë lëvizja tek personat më të cënueshëm.
Presidenti amerikan Donald Trump e ktheu zëvendësimin e Obamacare në premtimin kyç të fushatës së tij elektorale. Me dy kundërshtarët e rinj, republikanët që kanë 52 vende në senat nuk do të kenë më votat e mjaftueshme për miratimin e projektligjit në senatin me 100 anëtarë.
Demokratët, ndërkohë kanë bërë të qartë se nuk do të bashkëpunojnë për zëvendësimin e Obamacare, por se mund të angazhohen për përmirësimin e tij.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...