Tridhjetë e nëntë qenie njerëzore kanë vdekur në pjesën e pasme të një kamioni. Ata janë gjetur mëngjesin e sotëm nga policia.
Boris Johnson, kryeministri e ka deklaruar një tragjedi të paimagjinueshme, kurse Priti Patel, Sekretarja e Brendshme, pretendon se është e tronditur dhe e mërzitur.
Përkundrazi, ishte plotësisht e imagjinueshme dhe e parashikueshme. Thjesht se zakonisht ndodh jashtë kufijve tanë dhe jashtë vëmendjes sonë, në Mesdhe, në Evropën kontinentale, ose në Libi ose Turqi, ku Evropa përpiqet të kufizojë njerëzit.
Ka pasur 1.078 vdekje nga mbytja në Mesdhe deri më tani më 2019, më pak se 3,000 sa ishte në vitet 2014-16 dhe 2843 më 2017.
Pothuajse 18 mijë njerëz kanë vdekur apo zhdukur në Mesdhe mes viteve 2014 e 2018, e Organizata Ndërkombëtare për Migrim thotë se trupat e pothuajse dy të tretave të atyre viktimave asnjëherë nuk janë gjetur. Në njëfarë kuptimi, familjet e njerëzve që u gjetën në Essex janë nga ata “me fat”, të paktën kur të identifikohen më të dashurit e tyre, ta dinë fatin e tyre ata do të kenë një trup për të varrosur.
Akoma më shumë njerëz përfundojnë të bllokuar në Turqi ose Libi, të financuar nga vendet e BE (përfshirë Britaninë e Madhe) për t’i mbajtur ata jashtë Evropës. Një raport i fundit tregon historinë e tmerrshme të një nëne duke parë fëmijën e saj të vdiste gjatë tre ditëve në një qendër paraburgimi në Libi ndërsa rojet refuzuan trajtimin e saj mjekësor; e njerëzve të mbyllur në një dhomë së bashku me të tjerët me tuberkuloz aktiv; nga të paktën 53 persona që vdesin në një sulm me bomba në një qendër paraburgimi pranë një objekti të ruajtjes së armëve; e të ndaluarve që u shiten trafikantëve nga rojet në qendrat e paraburgimit pas zbulimit në det nga rojet bregdetare Libiane – të financuara nga BE.
Tani Turqia kërcënon të braktisë marrëveshjen për të mbajtur migrantët jashtë BE-së, në përgjigje të kritikave evropiane për veprimet e saj kundër kurdëve në Siri. Dëshpërimi i BE-së për t’i mbajtur migrantët jashtë e ka lënë atë para një tyte pushke: heshtni për sjelljen e Turqisë ndaj aleatëve tanë të hershëm, ose të përballemi me pasojat e marrjes së 3.6 milionë refugjatëve që janë bllokuar në Turqi.
Ndoshta duhet të përgatitemi për më shumë trupa.
Pak dihet deri më tani për rrethanat e vdekjeve në Essex. Kontejneri mendohet të jetë regjistruar në Bullgari , kabina në Republikën e Irlandës; shoferi është me sa duket nga Irlanda Veriore. Identiteti dhe kombësia e të vdekurve janë ende të panjohura, megjithëse njëri thuhet se ka qenë një i ri. Kamioni hyri në Mbretërinë e Bashkuar përmes portit në Holyhead të shtunën dhe të gjithë pasagjerët e saj ishin të vdekur në orët e para të së mërkurës, kur ajo u hap. Ende nuk është e qartë nëse ata vdiqën nga asfiksimi, etja ose ndonjë shkak tjetër, por në të dyja mënyrat ditët dhe orët e tyre të fundit duhet të kenë qenë të tmerrshme.
Në mungesë të një informacioni të qartë për itinerarin e kamionëve, shumica e artikujve të lajmeve mbi këtë temë citojnë Seamus Leheny, nga Shoqata e Transportit, i cili thekson se udhëtimi nga Bullgaria për në Essex përmes Holyhead, në Uellsin e Veriut, është “joortodoks”. Ekzistojnë spekulime se “mund të shihet si një mënyrë më e lehtë për t’u futur” duke pasur parasysh sigurinë intensive në portet Calais dhe Dunkirk. Ndërsa e tha: “Është një rrugë e gjatë përreth dhe do t’i shtojë një ditë shtesë udhëtimit”.
E këtu qëndron problemi. Në vendosmërinë për të ndaluar imigracionin “të paligjshëm”, në vend që të krijojë rrugë të sigurta, ligjore, Evropa shtrëngon sigurinë dhe njerëzit marrin një rrugë më të gjatë, një mënyrë më të rrezikshme që i bie rrotull.
Njerëzit nuk ndalen së lëvizuri. Ata kurrë nuk do të ndalojnë së lëvizuri. Dhe derisa ta identifikojmë atë, dhe t’i adresojmë me politika humane, ne do të vazhdojmë të gjejmë kamionë plot qenie njerëzore të vdekura.
Pa dyshim, në ditët në vijim, ne do të fillojmë të dëgjojmë emrat dhe tregimet e jetës së disa prej njerëzve që vdiqën. E rëndësishme si ato, nuk duhet të lejojmë që të na largojnë nga çështja më e rëndësishme: se shkatërrimi i tyre, dhe vdekja e shumë njerëzve si ata, është faji i qeverisë britanike, zyrës së brendshme britanike, politikës së jashtme britanike, dhe homologët në të gjithë Evropën.
Deputeti lokal Jackie Doyle-Price tha: “Gjëja më e mirë që mund të bëjmë në kujtim të atyre viktimave është të gjejmë autorët e krimeve dhe t’i çojmë ata para drejtësisë”. Ne, natyrisht, duhet ta bëjmë atë. Një gjë edhe më e mirë do të ishte të siguroheshit që të mos ndodhë më kurrë – jo duke mbyllur rrugët e hyrjes në Mbretërinë e Bashkuar, të cilat do t’i shtyjnë njerëzit të marrin udhëtime gjithnjë e më të rrezikshme, por duke krijuar rrugë të sigurta dhe legale në Evropë në Mbretërinë e Bashkuar që i mbajnë njerëzit larg duar të kontrabandistëve që i vënë në rrezik.
Jo Wilding është një bashkëpunëtore e Studimeve Postdoktorale në ESRC në Universitetin e Brighton dhe një avokate në Garden Court Chambers në Londër.
Burimi: The Independent
Përktheu dhe përshtati: F.Hajdari/Arbresh.info/
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...