Prokurori publik izraelit Aviçai Mandelblit deklaroi se dëshmitë kundër kryeministrit Benjamin Netanjahu për korrupsion do t’i prezantojë madje pas zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të mbahen më 9 prill.
Ministria e Drejtësisë sot kumtoi se prokurori publik ka sjellur vendim që dëshmitë të publikohen pas zgjedhjeve, sepse është i brengosur se informatat mund të rrjedhin në mediumet.
Mandelblit propozoi kundër Netanjahut të ngriten tre akuza për shkak të korrupsionit. Akuzë mund të ngritet vetëm pas dëgjimit, ndërsa nga Ministria e Drejtësisë porosisin se ajo do të ndodh më 10 korrik.
Kryeministri izraelit është akuzuar se ka marrë dhurata nga miqtë e tij miliarderë, ndërsa ka qenë i vendosur mirë edhe ndaj një kompanie telekomunikuese në këmbim të lajmeve pozitive për veten. Netanjahu përgënjeshtron se ka punuar në mënyrë joligjore.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...