Në raportin e javës së kaluar të Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike (OPCW), u bë e ditur se në sulmin ajror të forcave të regjimit mbi Ltamenah në mars të vitit 2017 është përdorur gaz sarin dhe klorin
Aktivisti sirian Mahmoud Hamawi i cili që nga fillimi i luftës së brendshme në Siri është duke arkivuar sulmet e regjimit të Bashar al-Assadit dhe mbështetësve të tij, tha se ka qenë dëshmitar i sulmit kimik ndaj distriktit Ltamenah të Hama në mars të vitit 2017 dhe se janë shterur shpresat e qytetarëve se regjimi do të japë llogari.
Pasi në raportin e javës së kaluar të Organizatës së Ndalimit të Armëve Kimike (OPCW), ku u bë e ditur se në sulmin ajror të forcave të regjimit mbi Ltamenah në mars të vitit 2017 është përdorur gaz sarin dhe klorin, Hamawi, një ndër dëshmitarët foli për AA.
Ai tregon se forcat e regjimit dhe mbështetësi i tyre, Rusia, ndaj distriktit kanë kryer mbi 9.000 sulme ajrore, prej të cilëve 3.500 me bomba fuçishë, ndërsa 18 me armë kimike.
“Më 25 mars 2017, pika që dëshirohej të shënjestrohet ishte spitali Ltamenah. Pranë spitalit ranë 2 fuçi. Një nuk eskplodoi. Tjetra ishte me gaz sarin. Era e gazit rrethoi spitalin. Humbi jetën kirurgi Dr. Ali Dervish dhe u ndikuan mbi 20 civilë”, shpjegoi ai.
Hamawi tha se dhe më 30 mars pjesa jugore e Ltamineh është sulmuar me armë kimike. “Avionët dhe helikopterët e regjimit zhvillonin sulme”, tha ai duke treguar se nga sulmi me gaz sarin ishin ndikuar fillimisht 10-20 persona, ndërsa më pas 70 deri 100.
– “Populli i Ltamineh, nuk kanë shpresë se kriminelët dhe vrasësit do të sillen para drejtësisë”
Ai më tutje theksoi se regjimi i Assadit ende nuk ka dhënë llogari. “Provat që i kemi mbledhur me mundësitë tona dhe mostrat e tokës i kemi dorëzuar. Shumë mostra, prova dhe video iu përcollën autoriteteve kompetente. Deklaratat e dëshmitarëve okularë u dërguan tek OPCW. Populli i Ltamineh, nuk kanë shpresë se kriminelët dhe vrasësit do të sillen para drejtësisë. Këshilli i Sigurisë i Kombeve të Bashkuara, nuk publikoi as edhe një raport dënimi ndaj gjithë këtyre masakrave ndaj civilëve”, deklaroi ai.
Aktivisti sirian potencoi se është shumë e natyrshme që regjimi i Assadit të mohoj raportin e OPCW, duke theksuar se regjimi vetëm në distriktin Ltamineh ka vrarë mbi 1.500 civilë.
OPCW, më 8 prill kishte me anë të një raporti kishte theksuar se sulmi kimik ndaj Ltamineh të Hama-s është kryer nga forcat e regjimit të Assadit, duke bërë të ditur se është përdorur gazi sarin dhe klorin.
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri