Google ADS

Dëshmia e shpikësit danez: Nuk e vrava gazetaren, i preva vetëm gjymtyrët dhe e …

00:57 | 31 Tetor 2017
Trina Galanxhi

Shpikësi danez, Peter Madsen pranoi që ka prerë gjymtyrët e gazetares suedeze Kim Wall, por mohon që t’a ketë vrarë ai.

Trupi i gazetares Kim Wall, e cila ishte parë për herë të fundit të futej në nëndetsen e Madsenit për të shkruar një artikull, u gjet duke pluskuar mbi ujë pa kokë në gusht të këtij viti.

Më pas, polumbarët gjetën disa qese që brenda kishin kokën, këmbët dhe disa rroba. Ato ishin mbushur me disa pjesë metalike që të peshonin më shumë.

Policia daneze njoftoi se Peter Madsen ka pranuar që hodhi pjesët e trupit të saj në det, shkruan tvklan. Shpikësi iu tha autoriteteve se ajo kishte vdekur në Gusht nga helmimi prej monoksidit të oksigjenit, kur ishte brenda nëndetëses që kishte shpikur vetë.

Nga ekzaminimet mjekësore u zbulua se kishte plagë në zonën gjenitale dhe brinjë, të cilat mendohet se janë shkaktuar rreth ose pak pas vdekjes së saj.

Fillimisht, Madsen tha se e kishte lënë gazetaren në Kopenhagen shëndoshë e mirë, por më vonë e ndryshoi deklaratën duke thënë se ajo vdiq në një aksident pasi kishte goditur kokën në një kapanxhë dhe ai e kishte ‘varrosur në det’.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme