Ata që duan të përjetojnë jetën në mars, nuk ka nevojë të presin derisa të jetë i mundur udhëtimi në planetin e kuq, kur kanë Spanjën kaq afër.
Një agjenci ndërplanetare spanjolle, “Astroland”, thotë se ka krijuar mjedisin Marsian në një shpellë në veri të vendit dhe e ka hapur atë për vizitorë nga e gjithë bota.
Projekti i quajtur Stacioni Ares, siç thotë VOA, tërheq vizitorët që e pëlqejnë këtë aventurë.
Shpella e ndodhur në vëri të vendit, rreth 90 km në perëndim të Bilbaos, është shndërruar në një koloni njerëzore me kushte jetese të ngjashme me ato që do të ishin në Mars.
Ideatorët mendojnë se se mungesa e atmosferës, temperaturat jashtëzakonisht të ulëta dhe prania e rrezeve kozmike në “Planetin e Kuq” mund të detyrojnë shoqëritë e reja të vendosen nën tokë, dhe stacioni Ares ofron një mundësi të rrallë për pa përjetuar një gjë të tillë.
Para se të hyjnë në shpellë për katër ditë dhe tre net, pjesëmarrësit duhet t’u nënshtrohen një trajnimi 26 ditor në internet, dhe tre ditë trajnimi intensiv në kryeqytetin rajonal Santander.
Dhjetë vetë maksimumi mund të marrin pjesë në secilin mision, i cili nuk falas. Çmimi prej 6,600 dollarësh për person mund të duket astronomik, por për shumë njerëz kjo është një përvojë që ia vlen./tch/
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...