Monica Medeiros, 19-vjeçe dhe Bruna Velsaces, 18, kanë humbur jetën tragjikisht derisa po vizitonin ujëvarën Salto Caveires Lazes në Brazil.
Këto mikesha të pandara kishin nisur aventurën, madje ishin fotografuar nga maja e ujëvarës. Por në fund u konstatua se doli të jetë fotografia e tyre e fundit, transmeton Telegrafi.
Njëra prej tyre kishte rrëshqitur derisa po shëtitej, e tjera kishte humbur baraspeshimin duke tentuar ta shpëtojë mikeshën.
Ato kanë rënë nga 30 metra lartësi që ishte fatale për ato, ku Bruna Velasces ka mbetur e vdekur në vend e Monica Medeiros ka humbur jetën pak minuta më vonë duke mos i mbijetuar plagëve.
Ato janë varrosur në vendlindje në Lazes, e miqtë e tyre po shpërndajnë mesazhe prekëse për ato nëpër rrjetet sociale.
“Është dashur ta festojmë ditëlindjen e 19-të të Brunas më 28 shtator. Ka qenë shumë e re dhe e bukur”, ka shkruar një mikeshë e saj.
Mediat lokale raportojnë se ujëvara Salto Caveires Lazes është i ndaluar për vizitorë, megjithatë kjo nuk po i ndalë të rinjtë që të ngjiten lart dhe të fotografohen. /Telegrafi/
Kosova mëson kundërshtarin e play-offit në Ligën e Kombeve
Kobra dhe të tjerët deklarohen të pafajshëm për vrasjen në P...
Orban fton Netanyahun në Hungari, pas lëshimit të fletarrest...
Gjykata Kushtetuese merr vendim për Berishën
Pacolli të shtunën takim humanitar në Gjermani
Mbappe nuk do të jetë më kapiten i Francës? – gazeta L’Equip...