Google ADS

Deri në vitin 2040, myslimanët pritet të tejkalojnë numrin e hebrenjve në SHBA

22:08 | 10 Janar 2018
Trina Galanxhi

Rreth 100 mijë myslimanë i bashkohen popullsisë amerikane  çdo vit, të përqendruar kryesisht në shtetet bregdetare, ndërkohë që rritja e hebrenjve parashikohet të përkeqësohet.

Myslimanet do të zëvendësojnë hebrenjtë, të cilët janë grupi i dytë më i madh në SHBA, shkruan “Time of Israel”, transmeton portali arbresh.info

Sipas Qendrës Kërkimore Pew, numri i myslimanëve në SHBA pritet të rritet dukshëm deri në vitin 2040.

Megjithatë ende nuk ka të dhëna të sakta rreth grupeve fetare, pasi që regjistrimi i popullsisë amerikane nuk kërkon nga qytetarët e saj që të deklarohen për fenë e tyre.

Për momentin në SHBA jetojnë rreth 3.45 milionë myslimanë, ose rreth 1.1 përqind e popullsisë së përgjithshme.

Studimi ka gjetur se edhe myslimanët, sikurse hebrenjtë janë të koncetruar më shumë se qytetet e mëdha, si New Jersey dhe New York./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme