Deri kur më së voni do t’i pranoni 500 euro bonus në kontot tuaja në Austri

14:36 | 11 Shtator 2022
A. B.

Një pjesë e qytetarëve në Austri tashmë kanë pranuar bonusin prej 500 eurosh në kontot e tyre. Pjesa tjetër është në pritje. Pa merak: Të gjithë do t’i pranoni.

Që nga fillimi i shtatorit shteti austriak ka filluar shpërndarjen e bonusit prej 500 eurosh për banorët e saj. Megjithatë, shumë qytetarë që jetojnë në Austri ende nuk e kanë pranuar bonusin në xhirollogaritë e tyre dhe as nuk kanë marrë ndonjë kupon për postë. Ata që kanë pasur konto të hapur në “Finanzonline” pagesa është bërë lehtë dhe shpejt. Por, ata që do t’i pranojnë bonusin përmes kuponit me postë, procedura mund të zgjasë, transmeton albinfo.at.

Transferi i pagesës mund të zgjasë disa javë.

Faqja e internetit e bonusit thotë se pagesat kanë filluar shpërndarjen në fillim të shtatorit 2022. Por, kur bëhet fjalë për dërgesat me postë, duan të qetësojnë qytetarët dhe shkruajnë: “Për shkak se posta duhet të dërgojë shumë letra dhe duhet të shënojnë adresen e sigurt të përfituesve, dërgimi do të zgjasë disa javë”. Në anën tjetër, ORF raporton se dërgesa direkt në konto mund të zgjasë deri në fund të shtatorit, ndërkohe ata që do t’i marrin përmes kuponit me postë, mund të zgjasë më së largu deri në mesin e muajt tetor.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme