Një gjykatë nga Senegali ka dënuar me një muaj burg tre persona për ushtrim presioni ndaj djemve të tyre për të shkuar ilegalisht në Europë.
Njëri prej djemve, vetëm 15 vjeç ka humbur jetën në muajin tetor pasi varka me të cilën po udhëtonte seë bashku me emigrantë të tjerë u përmbyt. Ai u identifikua si Ousmane Faye, një i ri që ishte i angazhuar në futboll.
Babai i Fayes mësohet se nuk i ka treguar bashkëshortes së tij se i biri ishte larguar në drejtim të Europës.
Gjykata në qytetin e Mbour e dënoi babain edhe me dy vite të tjera nën akuzën e vendosjes së jetës në rrezik.
Kjo është hera e parë që prindërit në Senegal dënohen me burg për shkak se kanë detyruar dhe kanë lejuar fëmijët të largohen nga vendi.
Ky ligj e ka ndarë publikun në dy kahe, të atyre që mendojnë se është e drejtë dhe të atyre që kundërtojnë mbajtjen e fëmijëve në një vend që spas tyre nuk ka të ardhme.
Mirlind Daku shkëlqen me dy gola në fitoren e Rubin Kazanit ...
Reshjet e dendura të shiut, Veliaj apel qytetarëve: Shmangni...
Peci ngre kallëzim penal ndaj Lumir Abdixhikut e Paris Gurit...
Moti i keq me reshje shiu në Shqipëri, apel shoferëve për ku...
E transferuan gjatë verës, por Juventus është gati të ndajë ...
Tërmet në Gjirokastër