Google ADS

Deputetja ukrainase shpërndan postimin e Vlora Çitakut: Koha ta njohim pavarësinë e Kosovës

12:21 | 28 Shkurt 2022
A. B.

Deputetja ukrainase Iryna Friz ka shpërndarë në Facebookun e saj një postim të ish-ambasadores së Kosovës në SHBA dhe nënkryetares së Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitakut duke thënë se është koha që Ukraina ta njohë Kosovën.

Friz ka përmendur Serbinë si shtet që ka marrë anën e Ukrainës, derisa ka shpërndarë postimin e Çitakut.

“Jam e bindur se miqtë dhe partnerët e vërtetë nuk janë ata që ju quajnë vëllezër dhe ata që vijnë natën për të shkatërruar vendin tuaj. Miqtë e vërtetë janë ata që ju mbështesin në momentet më të errëta të historisë”, shkruan Friz.

Ajo ka shtuar se është koha që Ukraina t’i bashkohet partnerëve ndërkombëtarë që kanë njohur Kosovën dhe të merret një vendim për këtë.

“Është koha për të kaluar me miqtë, jo për të luajtur me armiqtë. Lavdi Ukrainës! Faleminderit Kosovës për mbështetjen tuaj”, ka shkruar ajo.

Ajo në postimin e saj ka thënë se Kosova ka vuajtur nga gjenocidi serb në vitet e 90-ta dhe tani kosovarët po e përkrahin Ukrainën. /arbresh.info/

Të ngjashme