Google ADS

Deputetja gjerman e “helmuar” me urrejtje, e quan Kosovën shtet artificial dhe strofkë të terroristëve

01:06 | 22 Maj 2021
Trina Galanxhi

Deputetja gjermane nga E Majta, Zhaklin Nastiç, ka dhënë deklarata skandaloze në Bundestagun gjerman, duke thënë se Kosova duhet ç’armatosur njëherë e përgjithmonë.

Nastiç i ka bërë apologjetikë popullit serb, duke dënuar sulmet e NATO’s, derisa ka thënë se në Beograd është shprazur mbi 20 mijë ton bomba.

“Bombave dhe municioneve me uranium, populli i Beogradit u obligua të futet nëpër streha ndaj sulmeve ajrore sikurse bënë në Luftwaffe-n e Hitlerit. Rezultati 22-vjeçar i vendosjes ushtarake, nëpërmjet një lufte agresore, në kundërshti me ligjin ndërkombëtar të qeverisë gjermane dhe NATO’s, solli shtetin artificial të Kosovës, që nuk zbatoi Rezolutën 1244 të Kombeve të bashkuara, që ofronte sovranitet dhe integritet territorial të Jugosllavisë”, deklaroi ajo.

Ajo ka hedhur akuza të mëtejshme ndaj Kosovës, duke marrë për bazë raportimet e medieve serbe, teksa tha se “në Kosovë është strofka e terroristëve”.

“Kosova është fortesa e terroristëve të ISIS’it në mes të Evropës. Në Kosovë, mijëra armë janë paligjshëm në pronësi të kosovarëve. Sipas medieve serbe, Kosova ende vazhdon të furnizohet me armë gjermane. Ne, si parti e majtë, e themi qartë: Kosova duhet të ç’armatoset përfundimisht”, ka deklaruar ajo.

Ajo ka drejtuar gishtin drejt ish-presidentit Thaçi, për të cilin thotë se ka një rrjet organizativ kriminal, i cili është ende aktiv në Kosovë.

“Ish-presidenti Hashim Thaçi, i njohur me nofkën “gjarpri” në UÇK, është duke u gjykuar në Gjykatën Speciale në Hagë, që është një gjë e mirë. Sipas raportit të Shërbimit Inteligjent Federal të 2005’ës, “Ai kontrollon një rrjet kriminal në Kosovë””, ka thënë ndër të tjera ajo.

https://twitter.com/ZaklinNastic/status/1395813270670487556?ref_src=twsrc%5Etfw&ref_url=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fdeputetja-gjerman-e-helmuar-me-urrejtje-e-quan-kosoven-shtet-artificial-dhe-strofke-te-terroristeve-1%2F

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme