Michael Gove ka pranuar se ishte “me fat” që shmangu burgun pas përdorimit të kokainës disa herë 20 vjet më parë.
Gove që vjen nga Partia Konservatore në Britani ka deklaruar se kishte përdorë drogën përderisa punonte si gazetar.
I pyetur nëse ai do të duhej të përfundonte në burg, Gove tha “unë kam qenë me fat që nuk kam shkuar në burg, por mendoj se ishte një gabim i thellë”.
“Më vjen keq për gabimin që kam bërë. Ishte një krim, ishte një gabim”.
Megjithatë, ai mohoi se kishte pasur ndonjëherë “zakon” të përdorimin të drogave.
Gove, i cili shërbeu si sekretar i drejtësisë nga 2015-16, është një nga 11 deputetët e Partisë Konservatore që kanë thënë se synojnë të qëndrojnë në garë për të zëvendësuar Theresa May. Fituesi pritet të shpallet në fund të korrikut.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...