Një anëtar i parlamentit izraelit u ngrit në një autobus nga Rripi i Gazës dhe ka sulmuar një grua palestineze, e cila po shkonte të vizitonte djalin e saj të burgosur nga forcat izraelite.
Ai i është drejtuar nënës me fjalë fyese, duke i thënë se djali i saj i burgosur ishte “qen”, “insekt” dhe “terrorist”, shkruan “RT”, transmeton portali arbresh.info
“Djali yt është një qen. Ju vini për të vizituar një pleh që qendron në burg”, tha deputeti Oren Hazan.
“Unë jam anëtar i parlamentit të Izraelit dhe do të sigurohem që ju nuk do të lejoheni të vizitoni këtë vend”, ka shtuar ai.
Ligjvënësi izraelit, i cili është anëtar i partisë Likud të kryeministrit Benjamin Netanyahu, ka shkuar edhe me tej, ku ka kërcënuar me vdekje gruan.
Hazani kishte hipur në një autobus që po merrte familjet palestineze në burgun maksimal të sigurimit Nafha në shkretëtirën jugore izraelite. Objekti ka kryesisht palestinezë të dënuar për vepra kundër Izraelit. Autobusi u shoqërua nga punëtorë nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (ICRC), i cili ka dënuar veprimet e ligjvënësit.
Kryqi i Kuq tha se Izraeli duhet të garantojë për sigurinë dhe dinjitetin e palestinezëve që duan të vizitojnë anëtarët e tyre të familjes në burg./arbresh.info/
https://twitter.com/oren_haz/status/945402960699412480
Presidentja ia kthen Kuvendit në rishqyrtim edhe një ligj, a...
Loredana rrëfën ndarjen me Mozzik: Peshoja vetëm 43 kg
Presidentja Osmani kthen për rishqyrtim Ligjin për Mbrojtjen...
Zelensky në Parlamentin Evropian: Rusia është e vetmja që ku...
Katër fitore në pesë ndeshjet e fundit, a po fillon një epok...
Arion për lidhjen me Dianën: Neve po na penalizon për lojë d...