Google ADS

Deputeti italian në PE shpërthen me akuza ndaj Turqisë

00:39 | 24 Tetor 2019
Trina Galanxhi

Eurodeputeti italian Angelo Cioccas, që përfaqëson Lega Nordin e Italisë, shpërtheu në revoltë sot kundër ofensivës turke ndaj kurdëve në Siri.

Me një kuti çokollatash në dorë, Cioccas tha se autoritetet turke i kanë duart me gjak dhe kritikoi ashpër financimet evropiane ndaj Ankarasë. Këto fonde sipas tij shfrytëzohen për luftën e Turqisë në Siri.

Ai ka kërkuar nga eurodeputetët që të shqyrtojnë seriozisht hedhjen poshtë të kërkesës turke për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Gjithsesi vlen të ceket se Turqia e ka të vështirë hyrjen në bllok për shkak të reformave që mori lideri i këtij vendi, Rexhep Taip Erdogan, në vitet e fundit. BE kërkon një ndarje të qartë të pushteteve, e Turqia tani qëndron larg plotësimit të këtij kushti.

“Lega e ka thënë qartë dhe vazhdon ta thotë. Jo hyrjes së Turqisë në Europë dhe jo dhënies së vazhdueshme të fondeve të taksapaguesve europianë për Turqinë”, ka thënë italiani.

“Kemi një Europë që nuk ka qenë në gjendje të udhëheqë luftëra ekonomike dhe tregtare, dhe tani shohim një Europë që arrin deri aty sa të financoj luftërat e turqve”,  shtoi ai.

Ai pastaj hodhi kutinë me çokollata duke kërkuar që ajo të i kthehet turqve./aktuale/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme