Google ADS

Deputeti grek ‘shpërthen’ kundër shqiptarëve

20:07 | 10 Maj 2018
Arbresh.info

Sot është diskutuar në parlamentin grek miratimi i Memorandumit të Bashkëpunimit të dy ministrive të Jashtme për përshpejtimin e procedurave të integrimit të Shqipërisë në BE- drafti ligjor.

Gjatë diskutimit mori fjalën nga Siriza Jorgos Dizamis, nga Demokracia e Re Savas Anastasiadhis, nga Pasok-Dimar Odhiseas Konstandinopulos, si dhe anëtarë të tjerë nga Partia Komuniste e deputetë të pavarur.

Në seancën e Komisionit të Përhershëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Çështjeve të Jashtme ishte i pranishëm dhe zv/ministri i Jashtëm Jorgos Katrugalos.

Vota pro mori memorandumi i bashkëpunimit nga partitë Siriza, Anel, Potami, nuk u pozicionuan akoma Demokracia e Re, PASOK dhe Bashkimi Qendror e Levendis, ndërsa kundër u shprehën hapur deputetët e ekstremistëve të Agimit të Artë.

Madje deputeti Ilias Kasidiaris nuk ka ngurruar të japë një “show” të vërtetë shpërthimi racist, duke u referuar dhe tek pjesëmarrja e Eleni Foureira në Eurovizion.

Qëndrimi i ashpër i Kasidiaris ka bërë bujë në median vendase, duke e dënuar haptazi mjaft prej tyre.

Konkretisht, Kasidiaris ka thënë se “e shikoni kush janë shqiptarët? Merrni rastin e Eurovisionit, reklamojmë një këngëtare që nuk thoshte se ishte shqiptare, e të gjithë këta lamashët futbollistë e këngëtarë sapo bëjnë para fillojnë të veshin bluzat e UÇK, e të bëjnë simbolet e Shqipërisë së Madhe.

Le të shkojnë aty ku ishin askushi e nuk kishin këpucë në këmbë. Asnjë bisedë për shqiptarët, asnjë negociatë, derisa të ndalojë politika antigreke e qeverisë shqiptare.

Veto greke kërkon Agimi i Artë për të mos vijuar asnjë diskutim me sistemin Rama për integrim në BE”,- përfundoi delirin racist deputeti i Agimit të Artë sot në parlamentin grek.(BW)

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme