Google ADS

Deputetët zviceranë kundër masave të BE-së ndaj Kosovës

15:54 | 7 Korrik 2023
KRG

Deputetët zviceranë dalin kundër masave të Bashkimit Evropian për Kosovën.

Në një letër të nënshkruar nga 13 parlamentarë, e cila i është dërguar Presidentes së Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, kritikohet qasja e BE-së ndaj tensioneve të fundit mes Prishtinës dhe Beogradit.

Është deputeti Sedrik Vermuth, i Partisë Social-Demokrate, që e publikoi letrën në Twitter. Ai thotë se në të, tërhiqet vërejtja lidhur me qëndrimin e pabalancuar të Komisionit Europian, të dërguarit të posaçëm Miroslav Lajçak dhe shefit të diplomacisë së bllokut, Josep Borrell.

Deputetët shprehen të shqetësuar lidhur me veprimet e BE në konfliktin e ndezur mes dy vendeve dhe i cilësojnë si arbitrare politikat e bllokut./A2CNN/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme