Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë përsipër që të bindë presidentin francez Emanuel Macron që të votojnë pro çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në Këshillin Evropian, që mblidhet në 18 Tetor në Bruksel.
Dy deputetët gjermanë, Christian Petry dhe Metin Hakverdin, të cilët vizituan të enjten Tiranën dhe u takuan dhe me kryeministrin Rama, pohojnë se do të lobojnë me partnerët e tjerë të unionit që të votojnë vendimin e marrë nga Bundestagu, transmeton Klan.
“Franca ka ndjekur një strategji tjetër nga ajo e vendit tonë. Ajo ka qenë e pikëpamjes se BE do të duhet të ndryshojë një herë brenda vetes, përpara se të mirëpresë anëtarë të rinj. Gjithsesi do të përpiqemi t’i bindim kolegët francezë që ne e mendojmë ndryshe. Sepse mund të ndërmerret ky hap duke iu çelur negociatat Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe njëkohësisht vijojmë të monitorojmë ecurinë e reformave të tyre. Ne do të bisedojmë me kolegët francezë ditët e ardhshme, ku vetë kancelarja Merkel do të ndërmarrë komunikime me presidentin Macron”, thotë deputeti gjerman Christian Petry.
Sipas socialdemokratëve, vendimi i Bundestagut, që vendosi disa kushte për Shqipërinë, është një platformë e mirë për të bindur edhe skeptikët brenda unionit.
“Konstatojmë që Shqipëria ka bërë progres të dukshëm dhe kjo do të ndikojë që Bundestagu të marrë një vendim pozitiv. Sigurisht kemi vendosur disa kushte, në kuadër të të cilave do të përpiqemi të bindim dhe partnerët tanë skeptikë brenda BE. Ne jemi të vetëdijshëm që vendi juaj ka ende shumë për të bërë, por kjo do të ndodhë gjatë procesit të integrimit”, shton Petry.
Ndërsa deputeti Metin Hakverdin shprehet: “Kemi një situatë të ngjashme në të dy vendet, ndaj nuk duhet të kemi 2 qasje të ndryshme, por një të vetme për perspektivën evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Shpresoj që vendimi i Bundestagut të merret si sinjal pozitiv dhe nga partnerët europianë”.
Sa i takon situatës politike në vend, socialdemokratët që vizituan Tiranën thonë se sigurisht që ndikon në vendimarrjen e partive që janë pjesë e Bundestagut. Por sipas tyre, kjo situatë zakonisht shikohet me syrin që partite simotra në vendin tonë vlerësojnë zhvillimet e brendshme, duke iu referuar CDU dhe partnerëve të saj shqiptarë, Partisë Demokratike.
Arteta tregon gjendjen e Kai Havertzit pas goditjes që mori ...
Plagoset më armë zjarri një person në Prishtinë
Vidhet një pushkë gjuetie me leje në Podujevë
E rëndë, ky është 21 vjeçari nga Vushtrria që vdiq tragjikis...
Përplasja e dy makinave i mori jetën të miturit në trotuar, ...
Hansi Flick vlerëson performancën e lojtarëve të tij pas fit...