Deputetët e Portugalisë janë në përpjekje për të legalizuar eutanazinë

11:31 | 22 Shkurt 2020
Arbresh.info

Portugalia ka ndërmarrë hapin e madh drejt legalizimit të eutanazisë duke miratuar propozimet e partisë në pushtet Partia Socialiste dhe disa politikanëve të tjerë.

Pesë projektligje morën shumicën e votave të deputetëve, e tani komiteti special do t’i konsolidojë në një projektligj. Presidenti i vendit ende mund të vendosë veto kundër tij, transmeton portali arbresh.info.

Kisha Katolike dhe partitë opozitare kundërshtojnë eutanazinë. Ata duan të mbajnë referendum për këtë çështje.

Eutanazia është dhënia fund e qëllimshme e jetës së një pacienti që është duke vuajtur.

Kjo përfshin një mjek që merr një rol aktiv në përfundimin e jetës së një pacienti, ndërsa vdekja e asistuar nënkupton mundësinë që një pacient të marrë një dozë vdekjeprurëse vetë.

Ekziston edhe eutanazia pasive, ku vdekja shkaktohet nga një lëshim – duke tërhequr ose ndaluar trajtimin në mënyrë që personi të vdesë.

Portugalia në vitin 2018 gati miratoi legalizimin e eutanazisë, por mazhoranca e socialistëve tani ka më shumë gjasa ta kalojë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme