Deputetët e Bashkimit Evropian do të vendosin të martën mbi heqjen e imunitetit të Marine Le Pen, për shkak të disa postimeve në Twitter.
Në rrjetin social, kandidatja e ekstremit të djathtë për zgjedhjet presidenciale në Francë, ka postuar forografi të dhunës nga Shteti Islamik, transmeton portali arbresh.info.
Le Pen është vënën nën hetim në Francë për shkak të tri fotografive në të cilat shfaqeshin pamje grafike gjatë ekzekutimeve të kryera nga Shteti Islamik, në vitin 2015.
Në imazhe ajo kishte postuar edhe fotografinë e heqjes së kokës së gazetarit amerikan, James Foley.
Le Pen ka deklaruar se procedurat ligjore kundër saj janë ndërhyrje politike në fusharë dhe ka bërë thirrje për një moratorium mbi hetimen gjyqësore, deri pas zgjedhjeve.
Sondazhet në Francë nxjerrin Le Pen si fituese në raundin e parë të zgjedhjeve, por besojnë se ajo të humbë në balotazh./Arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...