Në një fjalim drejtuar popullit rus gjatë këtij viti, presidenti Vladimir Putin njoftoi prodhimin e Sarmat, një raketë interkontintentale që, siç tha ai, mund të mposhte sistemet amerikane të interceptimit. Agjencitë e lajmeve ruse shkruanin se Sarmat mund të shkatërronte Teksasin.
“Askush nuk dëshironte të fliste me ne për thelbin e problemit dhe askush nuk donte të na e vinte veshin”, u tha Putin zyrtarëve qeveritarë rus, duke denoncuar rritjen e sisteme mbrojtëse raketore të SHBA. “Kështu që dëgjoni tani”.
Departamenti i Shtetit të SHBA e dëgjoi.
Të martën, një zyrtar njoftoi krijimin e një posti të brenda departamentit: këshilltar i lartë për aktivitetet dhe trendet malinje ruse. Në anglisht, Senior Advisor for Russian Malign Activities and Trends — ose SARMAT.
Njoftimi i bërë nga A. Ëess Mitchell, asistent sekretar i Shtetit, u bë në Komisionin për Marrëdhëniet me Jashtë në Senat, gjatë një seance për efektivitetin e sanksioneve mbi Rusinë. Një zëdhënëse i Departamentit të Shtetit konfirmoi të mërkurën se emri nuk ishte rastësi.
Provokimi është goditja e fundit në konfliktin midis Amerikës e Rusisë, teksa dy vendet mbeten të angazhuara në një impas të pazakontë, tipik për shekullin e 21-të.
Lufta është shtrirë nga fushëbetejat e Sirisë në zonën luftarake të memeve në Tëitter. Është luftë kibernetike, luftë hibride, luftë ekonomike, është edhe luftë fjalësh. Sigurisht, ashtu si në Luftën e Ftohtë, tensioni i tanishëm midis SHBA e Rusisë, teknikisht nuk është luftë.
E paqartë mbetet domethënia e pozicionit të SARMAT. Departamenti i Shtetit nuk tha nëse është emëruar dikush për këtë post dhe një numër eksertësh thanë për CNBC se nuk kishin dëgjuar për krijimin e këtij pozicioni.
Për sa u përket përgjegjësive të postit, Mitchell tha para komisionit në Senat se personi “do të zhvillojë strategjitë ndër-rajonale midis zyrave”. Krijimi i pozicionit të ri vjen pas përpjekjeve të Shtëpisë së Bardhë për reduktimin e miliarda dollarëve nga financimi i Departamentit të Shtetit dhe për eliminimin e një numri pozicionesh.
Stephen Sestanovich, i cili ka shërbyer si ambasador i Departamentit të Shtetit për ish-Bashkimin Sovjetik në periudhën 1997-2001, u shpreh mosbesues.
“E vërtetë është kjo?”, pyeti Sestanovich në një email. Ai tha se i dukej si një lajm i shpikur nga komendiani Sacha Baron Cohen.
Michael McFaul, ish-ambasador i SHBA në Rusi dhe autor i “Nga Lufta e Ftohtë në Paqen e Nxehtë”, një libër mbi evoluimin e marrëdhënieve SHBA-Rusi, tha se nuk e kishte idenë për përpjekjet provokuese të Departamentit të Shtetit, por i quajti “vërtet kurioze”.
Sestanovich ishte skeptik edhe që roli i ri do të largonte dyshimet se administrata e Trumpit nuk ka një politikë koherente karshi Rusisë.
Ndërsa administrata në disa mënyrë ka qenë më armiqësore karshi Kremlinit krahasuar me Obamën – për shembull, Trump ka miratuar shitjen e armëve letale Ukrainës dhe ka autorizuar sanksione të reja mbi aleatët e Putinit – presidenti vazhdimisht ka ngurruar të kritikojë Putinin për ndërhyrjen ruse në zgjedhje.
“Një akronim me humor nuk e zgjidh problemin”, tha Sestanovich.
Pozicioni i ri vjen teksa Departamenti po shton risorset për luftimin e operacioneve të influencës ruse, përfshirë koordinimin me aleatë si Britania e Madhe.
Mitchell vuri në dukje se Departamenti i Shtetit ka krijuar një ekip të përkushtuar “për të vepruar në denoncimin publik të aktiviteve malinje ruse”.
Ekipi, sipas Mitchell, “ka kontaktuar me Kremlninin në 112 raste”. I pyetur për detaje mbi këto 112 raste, Departamenti i Shtetit i referoi CNBC-së profilin e tij në Tëitter dhe komunikatat e shtypit.
Raketa Sarmat, e pagëzuar as popullit të lashtë sarmat në Persi, bëri debutimin bashkë me pesë armë të tjera që Putin njoftoi në mars. Dy prej tyre do të jenë gati për përdorim më 2020. Të martën, CNBC raportoi se një tjetër nga raketat e prezantuara nga Putin, një raketë me shtytje bërthamore për të cilën Kremlini thotë se ka rreze të pakufizuar, mbetet e humbur në det pas një testi të dështuar në nëntor.
Ambasada Ruse në SHBA nuk iu përgjigj ftesës së CNBC për komente.
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore
Anisa ia kap flokët Xhenetës – përplasje e ashpër mes tyre
Kanada, Kryeministri Trudeau dënon protestat e dhunshme në M...