Google ADS

Departamenti i Energjisë është hakuar mbi 150 herë që nga viti 2010

14:40 | 13 Shtator 2015
Arbresh Info

Ndërmjet viteve 2010 dhe 2014, Departamenti i Energjisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës është goditur nga hakerët mbi 150 herë. Në këtë periudhë prej katër vitesh, organizata federale që ndihmon në rregullimin e rrjetit të energjisë, armëve bërthamore dhe laboratorëve të energjisë ishte infiltruar me sukses 159 herë.

Pothuajse çdoherë, departamenti ishte nën sulme vazhdimisht bazuar në regjistrimet nga ‘USA Today’, shkruan arbresh.info. Që atë kohë, kishte mbi 1.131 përpjeke për të hyrë në sistemin DOE. Qeveria nuk ka thënë se është vjedhur ndonjë informatë, ndonëse kuptohet që vjedhjet në Departamentin e Energjisë mund të shkaktojnë mjaftë shqetësime.

Në rast se informatat për rrjetin e energjisë do ishin në dorë të organizatave terroriste apo vendeve si Koreja Jugore, kjo do të ishte vërtetë problematike./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme