Google ADS

Dënohet shefi i opozitës ruse, Alexei Navalny

22:22 | 27 Gusht 2018
Arbresh.info

Kundërshtari kryesor i Vladimir Putinit, Alexei Navalny u dënua sot në Moskë me 30 ditë burg për protestë pa leje në muajin janar, kur na ndajnë vetëm dy javë nga një valë protestash të njoftuara kundër projekt-reformës së pensioneve.

”Navalny u shpall fajtor për shkelje të ligjit bazuar në nenin 20.2 të Kodit Penal (shkelje të përsëritur të dispozitave për organizimin e protestave publike) dhe u dënua me 30 ditë burg”, deklaroi gjyqtari Alexei Stekliev.

Të shtunën, opozitari u arrestua përpara shtëpisë së tij në Moskë dhe u shoqërua në një postë të policisë, më pas në spital, për një frakturë të gishtit në momentin e arrestimit.

“Kjo është një procedurë e çuditshme me një synim, për të më penguar të marrë pjesë në përgatitjet e valës së protestave në rang kombëtar kundër rritjes së moshës së daljes në pension”, u mbrojt Navalny gjatë seancës dëgjimore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme