Google ADS

Dënohet refugjati afgan për vrasjen e adoleshentes

10:19 | 3 Shtator 2018
Arbresh.info

Një gjykatë në qytetin e Landau ka dënuar azilkërkuesin Abdul D, me tetë vjet e gjysmë burgim për vrasjen e adoleshentes.

Kjo vrasje ka rritur zëra kundërshtarë të Angela Merkel për politikën e kufijve të hapur për refugjatët, transmeton portali arbresh.info.

Pesëmbëdhjetë vjeçarja Mia V, Ishte therur me thikë nga ish i dashur i saj Abdul D, në muajin dhjetor.

Adoleshentja u qëllua shtatë herë me thikë kuzhine që kishte një teh 20 centimetra.

Sipas prokurorëve, të dy ishin në lidhje për disa muaj derisa Mia V. përfundoi marrëdhënien në fillim të dhjetorit.

Pas ndarjes, vajza kishte lajmëruar rastin në polici për shkak të sjelljes kërcënuese të Abdulit.

Prokurorët besojnë se ai veproi në xhelozi e sipër dhe po kërkonte hakmarrje për ndarjen./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme