Dy vite heqje lirie për blasfemi. Dënimi i dhënë guvernatorit në largim të Xhakartës ka rindezur debatet e tolerancës fetare në Indonezi.
Basuki Tjahaja Purnama, i njohur dhe si Ahok, është kinez etnik që i përket besimit të krishterë. Ai akuzohet për fyerje ndaj Islamit, sepse iu referua një vargu të Kuranit gjatë një fjalimi të fushatës. Vetë Purnama i mohon akuzat e ngritura ndaj tij dhe thotë se ka ndërmend ta apelojë vendimin e gjykatës.
“Gjykata nuk mund të ndikohet nga presioni i popullit. Përveç kësaj, në bazë të nenit 184 të Kushtetutës, asnjë nga argumentet e paraqitura nuk e vesh dot me përgjegjësi klientin tim. Kjo do të thotë se Purnama duhet të lihet i lirë”, tha Ëayan Sudirta, avokat mbrojtës.
Në vendin me numrin më të madh të myslimanëve në botë, fundamentalizmi fetar është duke u rritur çdo ditë e më shumë. Vendimi i dhënë për guvernatorin ishte më i ashpër nga sa pritej.
Vet prokurorët kishin kërkuar një vit pezullim, por gjykatësit dolën në përfundimin se ai kishte kryer me bindje të plotë një akt kriminal blasfemie, e për këtë meritonte dënimin me burg.
Purnamës i kushtuan shtrenjtë komentet e bëra gjatë tubimit elektoral, kur la të kuptohej se udhëheqësit islamikë po përpiqeshin t’i mashtronin votuesit duke përdorur vargje të Kuranit, me qëllimin t’i përdonin si argument që myslimanët të mos votonin një udhëheqës, i cili nuk është ndjekës i fesë së tyre.
Rusia mbyll muzeun e njohur që dokumenton mizoritë e Gulagut
Edi – Gjestit: S’ki nevojë me u tut se dola unë tash!
Krasniqi: Që të rinjtë të qëndrojnë në Kosovë, atyre u duhet...
Pamje nga veriu, pas shpërthimit në kanalin e ujit në Zubin ...
Rusia thotë se ka bombarduar forcat antiqeveritare në Siri
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...