Një gjykatë pakistaneze ka dënuar në mungesë ish liderin ushtarak Pervez Musharraf me vdekje për tradhti mbi vendosjen e sundimit emergjent të vitit 2007.
Një aktgjykim i tillë është i pari në një vend me një histori të sundimit të ushtrisë. Ushtria reagoi me zemërim, duke thënë se procesi ligjor “duket të jetë injoruar”, transmeton portali arbresh.info.
Gjenerali e mori pushtetin në një grusht shteti të vitit 1999 dhe ishte president nga 2001 deri në 2008.
Dënimi nuk ka gjasa të kryhet. Gjeneralit Musharraf u lejua të largohej nga Pakistani në vitin 2016 dhe ndodhet në Dubai.
Akuza e lartë e tradhtisë ka mbetur në pritje që nga viti 2013. Ka të bëjë me pezullimin e kushtetutës nga Gjeneral Musharraf në vitin 2007, kur ai deklaroi një emergjencë në një veprim që synonte të zgjasë mandatin e tij.
76-vjeçari thotë se po merr tretman mjekësor në Dubai. Ai lëshoi një deklaratë video nga një shtrat spitalor në fillim të këtij muaji, duke përshkruar çështjen kundër tij si “të pabazë”./arbresh.info/
Kurti në Llap tregohet kreativ: PO, DUJE VV
Tragjedi në tryezën e Krishtlindjeve në Brazil/ Tre të vdeku...
“15 minuta për 15 jetë”: Studentët në Serbi kërkojnë llogari...
SPAK-u kërkon që Sali Berisha të kthehet në arrest shtëpie
De Jong drejt transferimit në Arabinë Saudite? Agjenti i tij...
Treqind euro për 50 metra katrorë: Faturat e Termokos-it “ng...