Dënohet me tre vjet e gjysmë burg, Alexei Navalny

20:20 | 2 Shkurt 2021
A. B.

Një gjykatë në Moskë e ka dënuar kritikun e Kremlinit Alexei Navalny për tre vjet e gjysmë për shkeljen e një dënimi me kusht.

“Gjykata vendosi në favor të Shërbimit të Ndëshkimit Federal [Rus] për prishjen e vendimit të dënimit me kusht kundër A. Navalny. Ai u caktua në paraburgim para se vendimi të hynte në fuqi”, tha me rastin e leximit të vendimit të gjykatëses, Natalija Repnjikova, shkruan BCC transmeton portali arbresh.info

Sipas pretendimeve të mëparshme nga autoritetet ruse, Navalny dhe vëllai i tij dëmtuan financiarisht kompaninë e Yves Rocher, për të cilën ata morën dënime me kusht me burg prej tre vjet e gjysmë.

Navalny ka qenë në paraburgim që kur u kthye në Rusi muajin e kaluar. Ai po trajtohej në Gjermani për muaj me radhë pas një sulmi pothuajse fatal që pësoi në muajin gusht me një agjent nervor.

Pas arrestimit të tij mijëra protestues vërshuan në qytetet e Rusisë për të kërkuar lirimin e tij. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme