Google ADS

Dënohet me burg murgu budist, ngacmoi seksualisht shtatë djem

01:58 | 13 Korrik 2017
Trina Galanxhi

Një prift budist, i dënuar për mbi 25 akuza për abuzim seksual, është dënuar me shtatë vjet dhe nëntë muaj burg në Gjermani.

Viktimat e tij  për mbi 15 vjet ishin shtatë djem, të moshës katër deri në 13 vjeç, transmeton portali arbresh.info

62-vjeçari, i identifikuar si Hans D. u dënua në gjykatën shtetërore të Augsburgut, njoftoi agjencia e lajmeve dpa.

Murgu iu gjetën fotografi pornografike me viktimat e tij dhe zotëronte edhe pornografi të tjera të fëmijëve.

Ai i ka pranuar krimet që nga viti 2001. Krimet që kishte kryer murgu budist u zbulua në vitin 2016, pasi një grua raportoi në Departamentin e Hetimeve Kriminale.

Ajo pretendonte i ishte ofruar murgut,  sepse  po kërkonte ndihmë pasi burri i kishte vdekur dhe murgu i ofroi ndihmën e tij, por më pas ai kishte filluar të abuzonte me dy djemtë e saj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme