Pas rastit të një vrasjeje që kishte ndodhur në një xhami në St. Gallen, ai në rrjetet sociale kishte shkruar kështu: “Ne duam më shumë nga këto”
Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim racor. Pas rastit të një vrasjeje që kishte ndodhur në një xhami në St. Gallen, ai në rrjetet sociale kishte shkruar kështu: “Ne duam më shumë nga këto”.
Vrasja kishte ndodhur në muajin gusht të vitit 2014. albinfo.ch ka shkruar gjerësisht rreth saj pasi që si vrasësi ashtu dhe i vrari ishin shqiptarë.
Bazuar në këtë tekst, gjykata ka ardhur në përfundimin se këtu kemi të bëjmë me shkelje të nenit të diskriminimit në bazë race, siç e formulon Kodi Penal i Zvicrës. Sipas gjykatës, në tekstin në fjalë, lexuesit mesatarë nuk kanë mundur të dallojnë ironinë. Po ashtu sipas gjykatës, Addor, bazuar në përvojën e tij juridike dhe politike dhe stigmatizimin sistematik të islamit në javët para publikimit të këtij tweet-i, ai duhej t`i kishte parasysh reagimet që mund të ngjallte postimi i tij.
Ky postim në Tweeter kishte shkaktuar përshtypjen se pjesëtarët e komunitetit mysliman janë inferiorë, gjegjësisht më pak të vlefshëm se të tjerët.
Addor për këtë shkelje dënohet me gjobë prej 3000 frangash dhe me një dënim me kusht me para.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...