Dënohet azilkërkuesi për krime lufte në Siri

09:39 | 11 Maj 2017
Arbresh.info

Një azilkërkues është dënuar me burg të përjetshëm nga një gjykatë në Austri, pasi u shpall fajtor për vrasjen e 20 personave në Siri.

27-vjeçari është akuzuar për vrasje të ushtarëve të paarmatosur apo të plagosur pas një beteje në qytetin e Homsit, transmeton portali arbresh.info.

Burri, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur ka mohuar akuzat. Ai është arrestuar në perëndim të Austrisë në muajin qershor.

Ky mendohet të jetë rasti i parë që një çështje që ka të bëjë me krimet e luftës të Siri që gjykohet në Austri.

Verdikti është marrë nga një gjykatë në Innsbruck, raporton Austria Press.

Raportet e mëparshme në mediat lokale thanë se burri i kishte thënë të tjerëve në një strehë refugjatësh se ai kishte qëlluar ushtarë të vdekur qeveritarë kur po luftonte me një grup rebelësh islamik të quajtur Brigada Farouq, e lidhur me Ushtrinë e Lirë Siriane.

Por avokatët e tij thanë se ngjarjet e tij u keqinterpretuan dhe se ai pritej të apelonte kundër dënimit të tij./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme