Një juri ka dënuar një burrë të bardhë për tentim vrasje, pasi qëlloi dhe plagosi dy somalezë-amerikanë të cilët ishin nisur për në namazin e Ramazanit në Mineapolis.
26-vjeçari, Anthony Sawina nga Lauderdale, u shpall fajtor për nëntë akuzat me të cilat përballej, përfshirë edhe tentim vrasje e shkallës së parë, transmeton portali arbresh.info.
Sulmi ndodhi në muajin qershor të vitit të kaluar në afërsi të Universitetit të Minesotës.
Sawina, i cili ishte me një grup shokësh, qëlluan dhe plagosën dy burrat, të cilët ishin duke shkuar në lutje pasi kishin luajtur basketboll.
“Kjo ishte qëllim direkt tek njerëzit që ishin ulur në një makinë, të pambrojtur,” tha Prokurori i Qarkut Hennepin Mike Freeman, sipas Minesota Public Radio (MPR).
Një dëshmitare ka thënë të ketë dëgjuar Sawinën duke i quajtur viktimat “myslimanë të dreqit”.
CAIR, një grup i të drejtave civile e ka përshkruar sulmin si islamofobik./Arbresh.info
E konfirmon Arteta: Saka mungon për më shumë se dy muaj
Tayna e mbështet Yll Limanin, i shkon në koncert
Hamza i PDK-së: Pensionet e moshës do të rriten 70%
Hiqet ndalesa për kamionë në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit
Arrestohet gjenerali i Assad, përgjegjës për dhënien e mijër...
Lukashenka fal 20 të burgosur